Gianluigi Donnarumma ka thënë se ka mbetur i zhgënjyer nga Paris Saint-Germain pas largimit të tij gjatë verës.
Ai u vu befasisht në shitje gjatë verës pavarësisht se pati kampanjë historike me ta.
“Është për të ardhur keq pas një sezoni ku ne e sollëm Ligën e Kampionëve në Paris, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë”, ka thënë Donnarumma.
“Dhemb. Por duhet të hapësh një faqe të re, dhe te PSG bashkëlojtarët e mi dhe tifozët gjithmonë do t’i ndiej pranë meje.”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.