Lajmet e fundit
17 vjecari e ka cimentuar veten si gardian i parë i skuadrës nga San Siro dhe shpreson që të ketë një marrëdhënie të gjatë me klubin.

Gianluigi Donnarumma ka thënë se të qenit kapiten i Milan është ëndërr që shpreson ta realizoj.
Donanrumma u kthye në gardianin e parë të gjigantit italian në edicionin e tij të parë, nga të qenit thjesht një i ri në portë.
Gardiani shihet si pasuesi i Gianluigi Buffon në përfaqësuese, por në nivel skuadre ka vendosur të mbetet në San Siro.
"Më pëlqen idea e vazhdimit të kontratës dhe do të doja që të qëndroj në skuadër edhe për shumë vjet".
"Gjithmonë kam qenë fans i Milanit dhe më duhet të them që e kam ëndërruar shiritin e kapitenit".
"Por t'i marrim gjërat një nga një".