Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain dëshiron që të përforcohet me një portier.
Liderët e Ligue 1 janë më të interesuar në portierin e Milanit, Gianluigi Donnaruma, ndonëse më herët ishin lidhur me një transferim të mundshëm të gardianit të Atletico Madrid-it, Jan Oblak.
Një raportim i ri, thuhet se PSG i ka ofruar Donnarumma-s, 12 milionë euro në vit, vetëm që ai të nënshkruajë me ta, shkruan AS.
Pos këtyre dyve, në radarin e klubit francez thuhet të jetë edhe Allison i Romës.