Këngëtarja Donna Dafi ka publikuar videoklipin e saj më të ri muzikor, “Trouble”.
Kënga sjell një histori tërheqjeje, pasioni dhe emocionesh të forta, duke eksploruar ndjenjën e parezistueshme ndaj dikujt që mund të të fusë në telashe, por që gjithsesi nuk mund t’i rezistosh.
Duke folur për projektin, Donna Dafi shprehet: "Doja që kënga të kishte energji pozitive, vetëbesim dhe sensualitet, duke i bërë njerëzit të kërcejnë, të këndojnë dhe të shijojnë momentin”.
Përveç këngës, vëmendje ka marrë edhe videoklipi, i cili sjell një rrëfim vizual plot mister, transmeton Klankosova.tv.
Skenat zhvillohen mes dhomave të marrjes në pyetje, qelive dhe pamjeve artistike me estetikë moderne, duke e shndërruar konceptin e “problemit” në një metaforë për dëshirën, pasojat dhe vetëdijen emocionale.
Me këtë projekt, Donna Dafi synon të pushtojë playlistat e verës dhe të forcojë pozicionin e saj si një nga artistet më premtuese në skenën muzikore ndërkombëtare.
“Trouble” është tashmë në:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.