Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku është deklaruar pas fitores ndaj boksieres nga Tajlanda, Thamanya Somnuek, në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.
Sadiku për RTK-në është shprehur se ajo ka qenë një kundërshtare mjaft e vështirë dhe se është ndeshur edhe më herët me të, përcjell Klankosova.tv.
“Ka qenë një kundërshtare mjaft e vështirë, unë jam ndeshur edhe më herët me të, mirëpo së bashku me trajneren e kemi analizuar, ashtu siç e kemi analizuar, kemi punuar, ashtu edhe na rezultoi pozitivisht”, tha ajo.
Sadiku u shpreh se në këto lojëra ka shkuar me një synim shumë të qartë, siç u shpreh ajo, për të fituar medalje.
“Unë kam ardh këtu të luftojë vetëm për medalje. Unë kam ardhur me një synim shumë të qartë këtu, normalisht që meçi i parë është më i komplikuar, mirëpo shpresoj që edhe meçet e tjera t’i kaloj sikur këtë”, u shpreh tutje ajo.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.