Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka refuzuar të komentojë lidhur me deklaratat e ish-deputetit të GUXO-s, Fatos Geci.
Pas ceremonisë së hapjes së Gjykatës Administrative, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e pyeti ministren nëse ndante të njëjtin qëndrim me ish-deputetin, por e njëjta nuk dha përgjigje për këtë çështje.
“Jemi këtu për Gjykatën Administrative, të tjerat na dërgoni pyetje. Pyetjet e duhura t’i shtrojmë në vendin ku duhet”, u shpreh ajo, raporton Klankosova.tv.
E pyetur më tej nga gazetarja se pse po distancohej nga komentet, ministrja u përgjigj shkurt: “Oj zonjë, kot e ke sepse kemi ardhur për Gjykatën Administrative dhe nuk e kemi në plan me hap tema të reja”.
Mbrëmjen e së hënës, Fatos Geci komentoi në një nga lajmet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në postimin ku citohej deklarata e Thaçit se “më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar”, Geci komentoi: “Mire qe koke pergadit se tash me 19 maj lidhesh per krjet jeten”.

https://klankosova.tv/fatos-geci-serish-me-gjuhe-te-tmerrshme-ndaj-ish-presidentit-thaci-me-19-maj-lidhesh-per-krjet-jeten000/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.