Lajmet e fundit

Të gjithë ata që janë prindër, e dijnë mirë se kujtimet për më të vegjlit e tyre janë gjësendet më të çmuara.
Shumë njerëz ruajnë flokët e para të prera të fëmijëve të tyre, disa të tjerë rrobat e para, shumë ruajnë edhe dhëmbin e parë të rënë, e pa dyshim se kujtimet përbëhen edhe nga shumë e shumë fotografi.
Por a do kishit dashur ta ruanit përgjithmonë gjurmën e këmbës së foshnjes suaj?
A ju duket sikur një gjë që nuk mund ta bëni? A e keni menduar se këtë mund ta bëni vetëm duke e filmuar atë, apo fotografuar?
Atëherë jeni shumë gabim. Ndiqeni një video dhe shihni se sa lehtë mund të bëhet një gjë e tillë.
Përzieni 1 filxhan miell misri, 2 filxhanë sodë buke dhe gjysmë filxhani ujë. Përzieni mirë, dhe vendosini në një fëltere ose tenxhere në nxehtësi. derisa të formohet një masë homogjene, sikur brum.
Shtrijeni brumin dhe më pas me një enë jepini formë. Kur ajo të ftohet mirë, vendoseni këmbën e fëmijës suaj mbi të.
Dhe përfundoi. Tash do ta keni përgjithmonë gjurmën e këmbës së fëmijës suaj, si një kujtim të çmuar për ju.