Lajmet e fundit

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried ka nisur takimin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në kuadër të vizitës që po zhvillon në Tiranë.
Diplomatja amerikane shoqërohet edhe nga ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim si dhe nga i deleguari i ShBA për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Në përfundim të takimit me Ramën, nuk është parashikuar një dalje për mediat e diplomates amerikane, por pritet të ketë një reagim nga kreu i qeverisë.
Më pas, zyrtarja e lartë e DASH do të takojë edhe kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeajn dhe deputeten demokrate Jorida Tabaku, njofton tvklan.