Dallas Maverics pësuan humbje nga Minesota Timberwolves, të hënën në “American Airlines Center”, teksa Luka Donçiq dhe Kyrie Irving, dukej se po luanin me ‘patate të nxehtë’ në fund të takimit.
Irving, 30 vjeç, e përfundoi ndeshjen e tij të parë në shtëpi si një lojtar i Mavericks me 36 pikë, gjashtë asistime dhe pesë kërcime në 40 minuta lojë.
Donçiq, nuk ishte shumë prapa, duke shënuar 33 pikë në 36 minuta në parket.
Me 14.8 sekonda të mbetura për të luajtur në çerekun e fundit, Jaden McDaniels pasoi te Donçiq, i cili për pak e humbi topin, por e rikuperoi atë dhe ia kaloi shokut të ri të skuadrës.
Irving mund të kishte shënuar një treshe për të barazuar rezutlatin, por e pasoi përsëri te Donçiq kur Anthony Edwards e mbylli plotësisht atë. Më pas Luka ia ktheu topin Kyriet, i cili në fund e humbi atë menjëherë para përfundimit të ndeshjes.
Ndeshja përfundoi me rezultat 124-121 në favor të Timberwolves.
A janë Luka Donçiq dhe Kyrie Irving një dyshe e keqe?
Irving edhe një herë pati një lojë më të mirë se Donçiq, por nuk arriti të sigurojë fitoren për herë të dytë.
Mavericks tani janë 0-2 me dyshen e tyre të re të Donçiq dhe Irving, duke i bërë tifozët të pyesin nëse ata janë të aftë.
Timberwolves me pamje të re
Edwards, 21 vjeç, e vuri skuadrën në shpinë dhe shënoi 32 pikë.
Karl-Anthony Towns ka mbetur jashtë fushës që nga 28 nëntori për shkak të një dëmtimi dhe Edëards po e mban ekipin në këmbë.
Tani që De'Angelo Russell po luan për Los Angeles Lakers, Edwards gjithashtu do të duhet të vazhdojë të përmirësojë lojërat e tij. Një asistim ndaj Dallasit nuk mjafton, pavarësisht fitores së ngushtë.
Mavericks vizitojnë Denver Nuggets të mërkurën, ndërsa Timberwolves pret Washington Wizards të enjten. /Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=tehN_KjhGG8
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.