Lajmet e fundit

Në Roganë të Kamenicës, afër shtëpisë së familjes Rrudhani, është vendosur një baner, i cili i dedikohet futbollistit të ri të Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhanit.
23-vjeçari, në profilin e tij, ka falënderuar bashkëfshatarët për surprizën, duke thënë se është krenar se në çfarë fshati ka lindur dhe është rritur, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, Rrudhani shkëlqeu në ndeshjet që Kosova i zhvilloi gjatë muajit qershor, në kuadër të Ligës së Kombeve.