Përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, Dolly Parton po e përkujton me plot krenari.
Përmes postimit të saj në rrjetet sociale për nder të 4 korrikut, këngëtarja më me zë e Amerikës, uron me: ''Lëreni lirinë të tingëllojë. Gëzuar për sigurinë dhe lumturinë'', ka shkruar ajo.
Përveç mbishkrimit, vëmendje po merr veshja e saj në foton që ajo publikoi.
Janë ngjyrat e flamurit ato që po vihen në pah nga këngëtarja, drejtuar dashurisë ndaj lirisë dhe sigurisë që SHBA-ja po gëzon tash sa vite.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.