Dollari amerikan ka rënë në nivelin më të ulët në tre vitet e fundit, pas deklaratave të ashpra të ish-presidentit Donald Trump ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell.
Trump e akuzoi Powell-in për vendime të vonuara dhe për dobësimin e ekonomisë amerikane, duke e quajtur atë “një humbës të madh”. Këto deklarata kanë ndikuar në pasigurinë e tregjeve dhe kanë shkaktuar rënie të besimit ndaj politikave monetare të SHBA-së.
Si rezultat, dollari ra ndjeshëm ndaj valutave të tjera kryesore, përfshirë yenin japonez, ku këmbehej në nivelin më të ulët që nga shtatori i kaluar.
Ekspertët thonë se tregjet po reagojnë më shumë ndaj mungesës së stabilitetit në politikëbërje sesa ndaj vetë normave të interest, raporton The Gardiuan, transmeton Klankosova.tv.
Rënia e dollarit është shoqëruar edhe me humbje të mëdha në tregjet e aksioneve në SHBA, ndërkohë që pritet edhe raporti i ri i FMN-së mbi gjendjen e ekonomisë globale.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.