Ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Dolce, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga spektakli.
Së fundmi, ajo ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me disa foto, ku shfaqet në formë të shkëlqyer, duke vënë në pah linjat e saj trupore, transmeton Klankosova.tv.
Dolce prej kohësh është një nga emrat më të komentuar të BBVK-së, jo vetëm për pjesëmarrjen në format, por edhe për jetën e saj aktive në rrjete sociale, ku shpesh publikon momente nga përditshmëria dhe pushimet e saj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.