Lajmet e fundit

Po flisni për një shije të shtrenjtë?
Dolce & Gabbana është bashkuar me Pastificio Di Martino për të nisur një koleksion të ri për sezonin e festave – dhe është diçka për t’u ngrënë, transmeton Klan Kosova.
Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce u bashkuan me krijuesin e pastave të famshme për të prodhuar pasta me një platformë të dizajnuar D&G që do të shitet rreth 110 dollarë. Nga 5 mijë që do jenë në dispozicion në mbarë botën, më pas se 1 mijë do të jenë në dispozicion në Shtetet e Bashkuara.
Marka luksoze italiane ka dizajnuar në mënyrë specifike paketimin për format e pastave, së bashku me pëlhurën e bërë me porosi, por me recetën origjinale të Di Martino, i cili ka këtë biznes që nga viti 1912.
Ato do të jenë në dispozicion duke filluar nga e mërkura më 15 nëntor.
https://www.instagram.com/p/BZoddFTnMrZ/