Lajmet e fundit

Sulmuesi i Ajax, Kasper Dolberg, shënoi 23 herë këtë stinor, por një goditje e tij kur po nxehej për në lojë, ia theu kyçin e dorës një fansi.
Viktima e danezit, Stijn Udo, i cili është përkrahës i Ajax, shpjegoi për AT5 se si kishte ndodhur rasti.
“Po shkonte shumë shpejt. Topi goditi fort kyçin e dorës time”.
“Gjatë pushimit mes pjesëve, shkova tek ndihmësit e parë dhe ma dhanë një qese me akuj,, por nuk doja të më ikte ndeshja, pasi që Ajax mund të ishin bërë kampionë”, tha Udo.
Ajax i ka kërkuar falje Udos dhe synon ta shpërblejë përkrahjen e tij besnike, por zor se mund t’ia sigurojnë biletën për ndeshjen finale të Europa Ligës që klubi holandez e zhvillon ndaj Manchester United.
https://twitter.com/StijnU/status/864393510761484288