Lajmet e fundit

Pesha që do t’i jepet mbetet të vlerësohet gjatë gjykimit.
Mirëpo gjyqtari i vetëm Christopher Gosnell i rastit “Thaçi dhe të tjerët – tentim pengimi i drejtësisë” përfundimisht e pranoi si provë deklaratën e parë të Isni Kilajt që ua kishte dhënë hetuesve të Speciales, në Prishtinë, më 2 nëntor 2023.
Duke hequr dorë nga e drejta për avokat, Kilaj kishte pranuar vetëm se shkrimet në fletoret, një ngjyrë e zezë e një kafe me detaje rreth një dëshmitari me shifrën 4 si dhe dokumentet që Prokuroria thotë të kenë qenë konfidenciale, i kishte grisur dhe hedhur në mbeturina.
Për këto dokumente, Prokuroria ka treguar se do të flasë dëshmitari i saj me shifrën 8. Në raportin e tij thuhet se të dhënat nga kompjuteri dhe printeri i Qendrës së Paraburgimit tregojnë se deklaratat e dëshmitarit të mbrojtur ishin printuar brenda burgut më 4 dhe 5 tetor 2023, para vizitës së Kilajt më 6 tetor. Mbrojtja do të thërras dëshmitar për t’i hedhur poshtë këto pretendime.
Kundërshtimet e mbrojtjes dëgjohen pas mbylljes së rastit të Prokurorisë, dëgjimi i dëshmitarëve të së cilës përfundon më 6 mars.
Për detaje, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: