Lajmet e fundit

“Drop Site News” ka bërë një hulumtim mbi themelimin e Bordit të Paqes.
Sipas këtij hulumtimi, përfshirja e Kosovës në këtë iniciativë nuk është e rastësishme, por thuhet se bazohet në një narrativë të kujdesshme që Administrata Trump po ndërton për një justifikim të ndërhyrjes në Gaza dhe gjetiu, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari Vullnet Krasniqi ka publikuar disa nga dokumentet e “Drop Site News”, në të cilat përmendet shpesh Kosova.
Krasniqi tha se Kosova, sipas dokumenteve të publikuara nga “Drop Site News” ka një rol si dëshmi e një suksesi amerikan, apo ndërhyrjeje amerikane.