01.04.2017 · përditësuar para 3390 dite1 min lexim
Është njeri nga organizimet më të mëdha e më me nam në fushën e kinematografisë në Kosovë.
Por organizimi i festivalit të filmit DokuFest po rrezikohet seriozisht të dështoi.
Organizatorët po konsiderojnë se zvogëlimi i fondit të Komunës së Prizrenit nga 15 mijë në 10 mijë euro po rrezikon festivalin.
Si i ftuar në programin e mëngjesit në Klan Kosova, Veton Nurkollari, drejtor artistik, thotë se nuk janë të kënaqur me përkrahjen e nivelit qendror.
Por në komunë thonë se nuk kishin buxhet për t’u ndihmuar më shumë. Madje shpjegojnë edhe arsyet përse fondet për përkrahjen e Dokufest-it u zvogëluan sivjet.
Për më shumë, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Vullnet Krasniqi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.