Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të.
Producentja e festivalit, Alba Çakalli, e ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, konfirmoi se përgatitjet janë drejt përfundimit dhe se festivali do të mbahet nga data 1 deri më 9 gusht në qytetin e Prizrenit.
“Presim krejt me ardh me na vizitu. Jemi në fazën finale të përgatitjeve. Këtë vit do të shfaqen rreth 100 filma”, tha Çakalli, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese:
https://youtu.be/RStwqgyGzJw
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.