Lajmet e fundit

Dy ditë më parë Zlatan Ibrahimovic u akuzua për përdorim dopingu në kohën kur ky i fundit luante te Juventus.
Por tashmë doktori Ulf Karlsson është tërhequr nga deklaratat e tij bombastike.
“I kërkoj falje Ibrahimovicit dhe të tjerëve që mund të jenë ofenduar nga hipotezat e mia. Nuk dua të dëmtoj imazhin e atij që për mua ngelet lojtari më i mirë që ka pasur ndonjëherë vendi ynë (Suedia)”.
Mesa duket fjalët e agjentit Raiola se do ta hidhte në gjyq kanë dhënë efektin e tyre.