Lajmet e fundit

Doktori i klubit meksikan Chivas de Guadalajar Rafel Ortega ka zbuluar se ish sulmuesi i Manchester United Javier Hernandez vuan nga një sëmundje që askush nuk e ka ditur deri më tani.
Ai ka thënë se meksikani ka pasur telashe me epilepsinë dhe për këtë është duke e trajtuar që 6 vjet.
Sipas tij Hernandez është treguar shumë i fortë dhe që nga periudha e trajtimit nuk ka pasur telashe me humbjen e vetëdijes gjë që nuk e ka vërjetur asnjë nga skuadrat ku është paraqitur deri më tani përcjell Klan Kosova.
Chicharito aktualisht është pjesë e ekipit anglez Uest Ham.