Mbrëmjen e së mërkurës në pikën kufitare të Vërmicës, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll të detajuar një autobus që qarkullon në linjën Tiranë – Prishtinë.
Gjatë kontrollit, vozitësi është gjetur e fshehur dhe e padeklaruar një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia, përcjell Klankosova.tv.
Malli i padeklaruar është ndaluar, në total rreth 150 kilogramë. Përveç tentimit të shmagjes së taksave këto produkte nuk kanë plotësuar kushtet higjienike të transportit dhe si të tilla mund të rrezikoni shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.