Dog the Bounty Hunter u përlot gjatë përkujtimit të gruas së tij të ndjerë, Beth Chapman, në Kolorado.
Thuhet se 66 vjeçari – emri i vërtetë i të cilit është Duane Chapman, mezi mbajti lotët derisa kujtonte gruan e tij, transmeton Klan Kosova.
“Nuk mund ta besoj se ajo është zhdukur. Kjo nuk është e mundur, dua të zgjohem nga kjo ëndërr. Ajo kurrë nuk do të jetë e vdekur për mua. Ajo është në një vend tjetër. Do të shkoj në qiell dhe do ta bëj aq krenare”, tha ai.
Beth humbi betejën e saj me kancerin në fyt në muajin qershor. Ajo ishte 51 vjeçare.
“Është një nga ndjenjat më të këqija që një burrë apo grua mund të ketë ndonjëherë. Unë kurrë nuk e kam ndjerë këtë të keqe, jam i trishtuar. Unë nuk dua të festoj kurrë më sepse jam i trishtuar. Më mungon aq shumë”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.