Ambienti i Teatrit ''Dodona'' në Prishtinë, përveq që tashmë ka staf të ri të Këshillit Drejtues, po synon që brenda 2017-ës të gjendet me skenë të re dhe krejtësisht moderne.
Në një komunikatë të lëshuar nga Drejtori i Kulturës në komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja, thuhet se tashmë është dhënë një njoftim për kontratë ku Teatri ''Dodona'' këtë vit pritet të gjendet me:
- Portën hyrëse, biletoren dhe foajenë e rikonceptuar dhe renovuar;
- Skenë të re, krejtësisht moderne;
- Sallë me dis-nivele dhe me ulëse të reja të standardizuara;
- Revitalizim i nyjeve sanitare dhe sistemit të ventilimit;
- Izolimi i bodrumit, pjesës së liftit dhe kulmit;
''Dhe jo vetëm kaq! Këto janë disa prej punëve'' shprehet Vllahinja, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.