Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka folur pasi pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes – SIPA të Bosnjë dhe Hercegovinës, tentuan që ta arrestonin sot.
Dodik tha se SIPA nuk e përfaqëson Republikën Sërpska, por sipas tij, ata përfaqësojnë “strofkën myslimane nga Sarajeva”.
“Pyetja kryesore është 'në cilin territor do të qëndrojë qeveria'. Bosnjë dhe Hercegovina nuk është një vend ku ne ndihemi të sigurt”, tha Dodik, shkruan Klix, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Dodik u shpreh se nëse ndokush mendon që policia e Republikës Sërpska do të tërhiqet “ata janë të çmendur, s’e kanë idenë”.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.