20.05.2015 · përditësuar para 4081 dite1 min lexim
“Sa më shumë që më njohin njerëzit, aq më shumë e kuptojnë se e vetmja gjë që di ta bëj mirë është muzika”.
Këto janë fjalët e Amy Winehouse në trajlerin e plotë të dokumentarit për të - Amy.
Në këtë dokumentar, Winehouse flet për dashurinë me ish-burrin Blake Fielder-Civil, për të cilin shprehet: “Unë rashë në dashuri me dikë për të cilin do të vdisja. A nuk ngjason kjo me drogë?”, , transmeton Klan Kosova.
Sapo u dha paralajmërimi për filmin, familjarët e Winehouse reaguan ashpër. Më i zëshmi ishte babai i saj, Mitch Winehouse, i cili portretizohet si fajtor për varësinë e Amy-t ndaj alkoolit dhe drogës.
Dokumentari është realizuar nga Asif Kapadia, dhe përmban pamje të papublikuara më herët të këngëtares që vdiq në vitin 2011, në moshën mitike 27 vjeçare.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.