Lajmet e fundit
Mesfushori 17 vjeçar ka impresionuar si anëtar i të rinjve të ‘Gunners’, por nuk lëshoi rastin që të bashkohet me skuadrën e zemrës së tij, në kërkim të shpërthimit si futbollist i pjekur.

West Ham ka nënshkruar me mesfushorin Geogre Dobson nga Arsenal dhe ky i fundit ka thënë se ka “prekur majat” me këtë transferim.
Kapiteni i U18 të Arsenalit, sezonin e shkuar shkëlqeu me paraqitjet në Uefa Youth League, duke luajtur përkrah yjeve të U21.
Dobson ka thënë se është i gëzuar me marrëveshjen dhe mezi pret që të paraqitet në skuadrën e parë të “Çekanëve”, nën urdhrat e Slaven Bilic.
“Jam shumë i kënaqur me nënshkrimin”.
“Kam qenë i West Ham që nga fëmijëria dhe ky transferim është ëndërr e kthyer në realitet për mua”.
“Tek Arsenal jam zhvilluar si futbollist dhe njeri, por tani është koha që unë të ecë tutje”.
“Do të jap 100% të vetes secilën herë që vesh bluzën e skuadrës”.