Lajmet e fundit

Banorët ukrainas po përgatiten për luftën e vazhdueshme me Rusinë.
Më shumë se 250 civilë kanë përfunduar trajnimin parësor ushtarak në institucionin rajonal të rezistencës kombëtare në Kharkiv.
Rreth 400 persona janë duke kryer kursin, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.
"Më duhet ta përfundoj këtë trajnim jo vetëm si mësuese e lëndës ‘Mbrojtja e Ukrainës’, por edhe si mësuese klase që jeton në një kohë kaq të rrezikshme", tha Nadiia Mokliak, një mësuese shkolle.
“Nëse më duhet të shkruaj një ese me temën ‘Si e kalove verën?’, do të shkruaja një ese shumë interesante”, u shpreh gjithashtu ajo.
Kreu i institucionit, Oleksandr Zalivan, thotë se në katër muaj, në këtë institucion përfunduan më shumë se 250 civilë.
"Të gjitha këto përgatitje janë thelbësore sepse shpërthime të papritura mund të ndodhin në infrastrukturën tonë dhe në zonat e populluara. Në çdo moment, çdokush mund të gjendet në një situatë ku duhet të ofrojë ndihmë për veten ose për dikë afër", tha Sulivan.
Kursi është i disponueshëm për të gjithë burrat dhe gratë e rritura nën moshën 60 vjeç, pavarësisht nga profesioni i tyre.