Me gjatësi prej 57 km dhe 2.3 km thellësi në Alpe, i cili ka kushtuar 11 bilion euro, tuneli në Zvicër do të shënoj tunelin më të gjatë dhe më të shtrenjtë në botë, shkruan The Guardian transmeton Klan Kosova.
Në kohen e nacionalizmit në rritje e mbylljes së kufijve, liderët evropian shpresojnë që kjo të shërbej si kujtues që shteti ende mund t’i thyej barrierat.
Ditën e mërkur kancelaria gjermane Merkel, presidenti francez Hollande dhe ai italian Renzi, do ti bashkohen presidentit të Zvicrës, Johann Schneider-Ammann, në udhëtimin përmes tunelit i cili është ndërtuar për 17 vite.
Ceremonia me 1,200 të ftuar pritet të kushtoj rreth 8 mijë euro.
Ky do të jetë udhëtimi i parë përmes tunelit deri në dhjetor të 2016-tës kur pritet të fillojnë linjat e rregullta.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.