Lajmet e fundit
Skuadra e madhe spanjolle synon finalen e tretë radhazi për të thyer edhe një tjetër rekord në garën më elitare të futbollit europian për klube

Tifozët e Real Madridit do të realizojnë një mozaik me stemën e klubit para ndeshjes me Bayern Munich.
Të Bardhët zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit ndaj bavarezëve në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra spanjolle kërkon finalen e tretë radhazi, për të thyer edhe një tjetër rekord në garën më elitare të futbollit europian për klube.
Për t'i motivuar futbollistët, tifozët kanë vendosur të krijojnë një mozaik tek i cili do të shkruhet: "Do ta mbrojmë fronin, drejt lavdisë".