Lajmet e fundit

Keni pasur ndonjë rast të veçantë kur zonjat shtatzëne u kanë kërkuar për një cigare.
Por një gjë e tillë ndonëse është e rrezikshme për shëndetin, ajo është vdekjeprurëse dhe për foshnjën në barkun e nënës, thotë një studim i ri i publikuar në Daily Mail, përcjellë Klan Kosova.
Situatë të tillë të vështirë kanë eksperimentuar poashtu edhe në rrugët e Britanisë, ku do të kuptohej se si sillen njerëzit kur u kërkon një cigare, ndonjë grua shtatzënë.
Është vet reporterja Alicia Watts, ajo e cila ka sfiduar veten për një eksperiment social, duke u kërkuar kalimtarëve për një cigare duke u paraqitur si një grua shtatzëne.
Rezultati del të jetë jo i kënaqshëm pasi nëntë prej 10 personave që u pyetën për një cigare, i dhanë asaj atë pa asnjë shqetësim rreth shëndetit dhe pasojat.
Kur ajo u thoshte se është shtatzënë, Watts pranonte përgjigjie të çuditshme të tillë si: ‘’Unë nuk të detyrova. Nuk të thash të bësh asgjë’’.
Ai që nuk i plotësoi një kërkesë të tillë ''shtatzënës Alicia'', ishte një djalë i cili kur kuptoi për gjendjen e saj ai refuzoi t’i ofronte cigaren për të siguruar shëndetine fëmijës së saj, përcjellë Klan Kosova.
Për më shumë ja videoja që tregon këtë rast më së miri: