DMX po i rikthehet rehabilitimit.
Reperi 48-vjeçar bëri të ditur me anë të Instagramit se i ka anuluar koncertet e tij të ardhshme.
“Në angazhimin e tij të vazhdueshëm për ta vendosur në prioritet familjen dhe të qëndruarit esëll, DMX e ka regjistruar veten ne një institucion rehabilitimi”.
“Ai kërkon falje për koncertet e anuluara dhe i falënderon fansat për mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në postimin në llogarisë së tij zyrtare në këtë rrjet social.
DMX ishte planifikuar të performojë në festivalin Rolling Loud në New York.
Ai ka qenë i hapur në lidhje me luftën e tij kundrejt varësisë së drogës ndër vite dhe për të njëjtën arsye i kishte anuluar koncertet edhe në vitin 2017.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.