Lajmet e fundit

“Vlerësoj se vendimi i DKA-së për anulimin e procedurës së transferimit të mësimdhënësve ngre shqetësime serioze sa i përket bazës ligjore. Rregullorja (QRK) Nr. 19/2024 e parasheh qartë procedurën e transferit si një fazë që zhvillohet para shpalljes së konkursit publik dhe nuk përmban dispozita që e arsyetojnë anulimin e saj në këtë mënyrë”, ka deklaruar Ismajli për Klankosova.tv.Ai ka theksuar se institucionet komunale duhet të respektojnë ligjin dhe aktet nënligjore, duke garantuar transparencë, siguri juridike dhe trajtim të barabartë për të gjithë mësimdhënësit.
“Institucionet komunale duhet të veprojnë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore, duke garantuar transparencë, siguri juridike dhe trajtim të drejtë për të gjithë mësimdhënësit. Prandaj, konsideroj se ky vendim duhet të rishqyrtohet dhe të jepen sqarime të plota mbi bazën ligjore të tij. Nuk është legjitime dhe veprim i drejtë që teprica teknologjike, ata që luftojnë për plotësim të normave mësimore, të luftohen me konkurse të reja”, është shprehur Ismajli.Vendimi i DKA-së ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe parasheh që për anulimin e procedurës të njoftohen të gjithë mësimdhënësit që kishin paraqitur kërkesë për transferim. Lidhur me këtë çështje, Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë edhe me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur telefonatave./Klankosova.tv
