Djemve të e Blink-182, iu tha të qëndronin në hotelin e tyre në Teksas pas të shtënave në El Paso.
Mark Hoppus hyri të shtunën në Twitter për t’iu thënë fansave se ai dhe shokët e tij të banës Travis Barker dhe Matt Skiba, po qëndrojnë brenda pasi iu tha të qëndronin në hotel sepse një person i armatosur kishte hapur zjarr në Walmart, jo shumë larg nga ku kishin planifikuar të bënin një paraqitje.
“Ne jemi të mbyllur në një hotel në El Paso. Neve na u tha se ka ndodhur një sulm”, shkroi Mark.
“Ne më pas pamë dhjetëra makina policie në rrugë. Ndezëm televizionin për të ndjekur lajmet në mënyrë që të kuptonim çfarë po ndodhte”, tha më tej ai.
Deri tani raportohet për 20 të vdekur dhe shumë të lënduar. Policia po vazhdon hetimin, transmeton Klan Kosova.
https://klankosova.tv/rritet-ne-20-numri-i-viktimave-nga-te-shtenat-ne-teksas-video/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.