Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Çabratit në Gjakovë, ku persona ende paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar dhe djegur Kuranin.
Siç merr vesh Klankosova.tv, në vendin ku u gjet libri i shenjtë gjuhet bërlloku dhe ajo pjesë është zonë e pabanuar.
Edhe pse hetimet kanë nisur, akoma nuk janë identifikuar personi apo personat e përfshirë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur për Klankosova.tv se procesi po vazhdon dhe janë në fazë të grumbullimit të provave.
Ai shtoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale.
https://klankosova.tv/e-tmerrshme-digjet-kurani-ne-gjakove-video11/
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se ky veprim godet parimet, traditën dhe identitetin e popullit të Kosovës.
https://klankosova.tv/myftiu-ternava-jam-i-tronditur-nga-akti-kriminal-i-djegies-se-kuranit-te-shenjte-i-kryer-me-porosi/