Mëngjesin e sotëm, klubi i natës “Gate” në rrugën “Epiri” në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.
Mësohet se të lënduar në këtë rast nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Kjo është konfirmuar edhe nga ekipet emergjente që kanë dalë në vend të ngjarjes pak minuta pasi zjarri e kishte kapluar këtë objekt.
“Nuk ka të lënduar. Ekipet emergjente janë ende këtu, të cilët edhe konfirmuan se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale”, ka thënë Abdusamed Shkodra, zëvendëskomandant i Brigadës së Zjarrfikëve për klan Kosova.
Sipas tij, ata janë informuar në orën 5:24 për zjarrin, ndërsa në orën 5:30 kanë mbërritur në vend të ngjarjes.
“Brenda nuk ka pas persona, përpos sigurimi jashtë i cili ka lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit”, deklaroi Shkodra.
Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, e cila po qëndron në vend të ngjarjes, ka biseduar edhe me pronarin e klubit, i cili i ka thënë se dëmet janë shumë të mëdha, ndërsa ka theksuar se nuk e di nëse ngjarja është shkaktuar me qëllim. /Klankosova.tv
https://youtu.be/fPA5Ex2oL-o
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.