Lajmet e fundit
Karim gjithnjë ka treguar përkushtimin e tij për klubin, duke vënë skuadrën para vetës. Ai nuk e meriton këtë”, ka thënë agjenti i sulmuesit francez, pas vërshëllimave që mori 'Big Benz' në fundjavë

Karim Benzema është kthyer nga lëndimi në ndeshjen ndaj Deportivo La Coruna, ku gjatë hyrjes në lojë ai u vërshëllye nga tifozët madrilen
Agjenti i tij, Karim Djazir ka thwnw see klienti i tij nuk i meriton kritikat dhe vërshëllimat në ndeshjen ndaj Deportivos ishin mungesë respekti.
Ai tha se Benzema gjithnjë gjatë këtyre nëntë viteve ka menduar vetëm për Real Madrid, duke lënë anash veten.
“Këto janë momente të vështira, por që kur ishte i ri, ai ka treguar se është shumë i fortë mentalisht dhe po ashtu edhe gjatë kësaj kohe në Real”.
“Ai ka qenë në klubin e ëndrrave të tij për nëntë vite dhe është e padrejtë të vërshëllehet në momentin kur Real Madrid ishte duke fituar dhe në një ndeshje kur po kthehej pas një kohë të gjatë nga lëndimi”.
“Karim gjithnjë ka treguar përkushtimin e tij për klubin, duke vënë skuadrën para vetës. Ai nuk e meriton këtë”.