Dy grupet e njohura në kryeqytet si ‘Capat’ dhe ‘Sekiraqët’ u përballën sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë për vrasjen e Premtim Gashit, më 1 shtator 2024.
Për shkak të tensioneve mes palëve, hyrja në sallë e shtatë të akuzuarve është bërë nën masa të rrepta sigurie dhe me ndarje të qartë mes tyre.
Kryesori i familjes Sekiraqa, Salihu pati ankesa lidhur me përmbajtjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria, ku e përmendi edhe djalin e tij, raporton Klankosova.tv
Para kryetares së trupit gjykues, ai e përmendi djalin e tij të mitur, të cilin thotë se prokurori e ka larguar nga dosja, anise, sipas tyre, ishin sulmuar të parët nga Capat.
"Prokurori 18 muaj ma bjen [aktakuzën] që unë sulmohem, mu privua nga jeta unë dhe djali im i mitur, e djalin tim të mitur e hjekë krejt. Se kuptoj këtë, 18 muaj qe ku është letra. Vërejtja është që prokurori 18 muaj ma ka hequr krejt djalin nga aktakuza, djalin e mitur", u shpreh ai. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=vqh2SgkSgxE
https://klankosova.tv/perballja-ne-gjyq-salih-sekiraqa-e-drejton-gishtin-kah-capat-jom-sulmu-prej-11-vetave/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.