Është raportuar në polici se një grua në Pejë është rrahur nga djali i saj.
Policia ka bërë të ditur se djali është arrestuar, ndërkaq nëna është dërguar për trajtim mjekësor, përcjell Klankosova.tv.
"Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.