Lajmet e fundit

Një çift australian ishte gati për të thënë "Pranoj” kur djali i tyre 3-vjeçar Hudson kishte një kërkesë shumë të rëndësishme: "Kam nevojë të urinoj".
"Ne ishim gati për të thënë betimet tona, kur ai na ndërpreu, kur flasim për kohën e përsosur!" tha nusja Hannah Lienert për Huffington Post.
Leinart tha se ajo kishte planifikuar "çdo detaj të vogël" të dasmës qysh nga tetori i vitit 2015 por duket se ka disa gjëra që ju nuk mund të kontrolloni - si një pushim për banjo shumë të nevojshëm, transmeton Klan Kosova.
"Ne padyshim kemi harruar një “para ceremoni” të shkuarjes në tualet” tha ajo.
Fatmirësisht, motra e dhëndrrit - "Halla Gem", - ishte atje për të ruajtur ditën. Ajo e dërgoi Hudson në banjo dhe u kthye në kohë për të dëgjuar betimet e të vëllaut.
Të sapomartuarit kanë qenë së bashku për gati gjashtë vjet dhe u fejuan në prill të vitit 2014. Ata kanë dy djem, Hudson dhe vëllain e tij 1-vjeçar, Austin.
Ndërprerja e Hudson nuk e shkatërroi ditën e bukur të posamartuarve në fakt, Hannah tha se kjo ndodhi e bëri në ceremoninë “të paharrueshme".