Djali i Sali Sekiraqës, Shkumbin Sekiraqa, i veshur me jelek antiplumb ka dalur para gjykatës, nën akuzat se ka tentuar ta vras Pajtim Gashin.
Ai nuk e ka pranuar fajësinë për tentim-vrasje, ndaj anëtarit të familjes së njohur si “Capat”, raporton Klankosova.tv.
As M.H, që po akuzohet se i ndihmoi Sekiraqës për kryerjen e veprës penale, nuk e ka pranuar fajësinë.
Plagosja e Gashit në këmbë kishte ndodhur më 4 mars të këtij viti. Ky konflikt dyshohet se i parapriu atij që ndodhi në "Aktash të Prishtinës" natën e 1 shtatorit, ku mbeti i vdekur një anëtar i familjes "Capa", dhe u plagosën pesë persona të tjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=zOITGTl-QjA
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.