Marcus Jordan, djali i legjendës së NBA, Michael Jordan është arrestuar të hënën në Florida, shkruan Marca, transmeton klankosova.tv
Ai po përballet me akuza shumë të rënda duke përfshirë drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe posedim të kokainës.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota në lidhje me rrethanat që çuan në arrestimin e tij, por burimet konfirmojnë se Jordani tentoi të arratisej para se të arrestohej.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.