16.04.2019 · përditësuar para 2644 dite1 min lexim
Ndonjëherë, fëmijët “naivë” kanë aksidente më qesharake që mund t’i bëjnë të rriturit të qeshin me lot. Nuk mund t’i lini vetëm për asnjë sekondë të vetme, sepse nuk mund t’i kuptojnë pasojat e veprave të tyre dhe kjo bën që ata të ndërmarrin veprimet më të çuditshme.
Një infermiere e quajtur Stephanie Plucknette nga SHBA e postoi në internet një video të një incidenti ku u përfshinë tre fëmijët e saj.
Kur po bëhej gati për të shkuar në punë, i gjeti fëmijët e saj duke eksperimentuar me rroje elektrike.
Rezultoi që djali is aj i madh, Teddy, e gjeti pajisjen e qethjes elektrike, e kyçi në prizë elektrike dhe e luajti rolin e berberit me motrën dhe vëllanë e tij. Kjo pamje e la Stephanie-n në lot.
Teddy fillimisht filloi duke e rruar majën e kokës së tij, para se t’ia rruante motrës flokët në mes të dy bishtalecave të saj. Madje edhe vëllai i vogël ishte pjesëmarrës në këtë situatë, i cili përfundoi me disa pjesë të rruara në maje të kokës së tij.
Është vështirë të mos qeshet me momentin kur Stephanie e pyeti Eloise nëse i pëlqenin flokët e saj dhe vajza menjëherë u përgjigj “Jo”.
Kur u pyet se pse e lejoi të vëllanë, Teddy ndërhyri dhe tha: “Ajo më tha se donte që unë t’i prisja flokët dhe unë e bëra dhe donim që të të befasonim”.
Këtë video Stephanie e postoi në Instagram dhe shpejt u bë virale. Teksa ishte pamje pikëlluese t’i shihje fëmijët se si i kthyen kokat e tyre në katastrofë, shumica e gjetën këtë ngjarje si qesharake.
Shumica e vlerësuan gjithashtu nënën për faktin që ka qëndruar e qetë duke i ngushëlluar fëmijët e saj se flokët do t’i rriten përsëri.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.