Lajmet e fundit

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Jam shumë e bekuar që të njoh, të dua dhe dua të të kem pranë meje”, shkroi ajo krahas dy fotografive të tyre. Eric iu përgjigj asaj duke i shkruar: “Faleminderit bebe! Të dua!”. Nëse nuk e dini, Eric është fëmija i madh i Eddie dhe ish të dashurës së tij, Paulette McNeely. Ai është një shkrimtar dhe aktor, dhe aktualisht po zhvillon një seri të animuar. Jasmin është vajza e madhe e Martinit dhe ish-gruas së tij Patricia Southall. Ajo kishte një paraqitje të shkurtër në filmin e tij më të fundit, Bad Boys for Life, transmeton Klan Kosova.