I biri i Anderson Cooper, Wyatt, është njëvjeçar!
Spikeri 54 vjeçar i CNN zgjodhi Instagramin për të postuar ca fotografi të ëmbla të djalit të tij Wyatt, së bashku me një mesazh të ëmbël të ditëlindjes.
“Sot është ditëlindja e parë e Wyatt. Nuk mund ta besoj se tashmë ka kaluar një vit. Ai është i ëmbël dhe argëtues, i lumtur dhe i dashur, dhe e dua më shumë sesa kam menduar ndonjëherë se është e mundur”, shkroi Anderson.
Së bashku me mesazhin, Anderson ndau një foto super të lezetshme të Wyatt duke buzëqeshur dhe duke mbajtur një tullumbace të kuqe, së bashku me një foto tjetër të tij të ulur në një karrige dhe të veshur me pizhame blu.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.