Një djalë gjashtë vjeçar, i cili i rriti flokët dhe i preu për bamirësi në kujtim të tezes, ka mbledhur mijëra paund për bamirësi.
Reuben, nga Southwold, Suffolk, humbi tezen e tij Trudie nga kanceri vitin e kaluar dhe vendosi të dhuronte flokët e tij për Little Princess Trust që bën paruke për fëmijët me kancer, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu i vuri vetes një objektiv për mbledhjen e fondeve prej 700 paund - kostoja mesatare e bërjes së një paruke - dhe në ditën e Krishtlindjes në plazhin Southwold, Santa Claus i preu flokët.
Në total, ai mblodhi 4,485 paund dhe prindërit e tij Leah dhe Arron Digby, së bashku me vëllezërit e motrat e tij, thanë se ishin "shumë krenarë për përpjekjet e tij të palodhura.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.