Lajmet e fundit

Manchester United janë të gatshëm t’i skajojnë në ndonjë raft planet për transferimin e Jadon Sancho-s, sipas raportimeve nga The Mirror.
Pandemia e koronavirusit ka detyruar klubet nëpër botë që t’i rivlerësojnë situatat e tyre financiale, përfshirë këtu edhe njërën prej skuadrave që fiton më së shumti.
Prandaj, 20 herë kampionët e Anglisë janë të gatshëm që të presin edhe për 12 muaj të tjerë që eventualisht ta marrin yllin anglez në radhët e veta.