Lajmet e fundit
Largimi i David de Geas nga Manchester United, megjithëse duket i pashmangshëm, është duke u kundërshtuar nga shumica e fansave.

Edhe të punësuarit tek Manchester United e shohin David de Gean në fanelën madrilene. Klubi i drejtuar nga Van Gaal dhe Ed Ëoodëard është duke bërë gjithçka mundet për të bindur gardianin të pranojë ofertën për rinovim të kontratës, por duket se spanjolli ka vendosur të largohet.
Derisa mundohen që ta bindin të qëndrojë, zyrtarët e klubit janë gjithashtu duke rritur çmimin e tij vazhdimisht duke tentuar që ta bëjnë Realin të dorëzohet. Megjithatë nuk suksesi duket të jetë i munguar. De Gea ka vendosur që të jetë gardiani i ri i Real Madridit dhe thellë në shpirt ‘Djajtë’ e dinë këtë gjë.
“Largimi i tij është i dhimbshëm pasi është njeri i jashtëzakonshëm dhe një nga portierët më të mirë në botë. Por, ai është spanjoll dhe Real Madridi është i parezistueshëm”.
“Të paktën të shohim nëse mund ta shkëmbejmë me Sergio Ramosin”, tha një fans që po blente një fanelë të tij në dyqanet e klubit.