Lajmet e fundit
Djajtë e Kuq janë shumë të interesuar që ta transferojnë serbin, pasi italianët refuzuan ofertën prej 100 milionë eurosh të kampionit të Europës

Manchester United është duke bërë gati një ofertë për mesfushorin serb të Lazio, Sergej Milinkoviq-Saviq.
Milinkoviq-Saviq është në radarin e skuadrave më të mëdha të Europës, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme edicionin e shkuar të Serie A.
Juventus dhe Real Madrid po ashtu kanë shprehur interesim për transferimin e serbit, por oferta e Të Bardhëve prej 100 milionë eurosh është refuzuar nga skuadra italiane.
Tani Djajtë e Kuq do të mundohen ta blejnë, meqë është akoma e paqartë e ardhmja e francezit Paul Pogba.