Lajmet e fundit

Manchester United po e mbyllin marrëveshjen me Atletico Madrid për transferimin e Antoine Griezmann.
Shuma që United do t’ia derdhë në konto Atleticos kap shfirën e 86 milionë funtesh, raporton gazeta britanike Metro, transmeton Klan Kosova.
Kampioni i Europa League ka kohë që i është vënë pas francezit dhe si duket, tani që ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, i ka gjasat më të mira që ta bindë të vijë në Old Trafford.